Nisja e një raketë hapësinore në Virxhinia u ndërpre në momentin e fundit kur një avion i paidentifikuar fluturoi në hapësirën ajrore të kufizuar.
Anija pa pilot po bëhej gati për t’u nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) kur kontrolli i misionit ndaloi papritur nisjen.
Ata kishin dalluar një avion të vogël që fluturonte në hapësirën ajrore të kufizuar pranë ishullit të Ëallops.Nisja do të tentohet përsëri të dielën në mëngjes disa orë më vonë.
Anija e ngarkesave u mbush me 3,356 kilogram furnizime me ushqim, furnizime, pajisje dhe materiale për eksperimente shkencore , të cilat do të dërgohen në stacionin hapësinor.
Kompania “Orbital ATK”, i cila ka një kontratë 1.9 miliard dollarëshe me NASA-n për të furnizuar stacionin e hapësirës, po ndan përditësime të drejtpërdrejta.
Në fillim mësohet se përgatitjet shkonin pa probleme./SYRI.net/
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...