Qeveria në Austri është duke punuar për të ndryshuar ligjet austriake që do të lejojnë trupat ushtarake të dërgohen në vendet tjera evropiane për të ‘ndihmuar rreth mbrojtjes së kufijve’ nga emigrantët dhe refugjatët ilegalë.
Ministri i Mbrojtjes në Austri , Hans Peret Doskozil, ka thënë për gazeten gjermane Die Welt, se deri me tani kufijtë e jashtëm evropianë nuk janë mbrojtur sa duhet, transmeton portali arbresh.info.
Duke thënë se numri i emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë hyrë ilegalisht në BE është ende “shumë i lartë”, ministri bëri të ditur se Austria ka plane për të “bashkëpunuar ngushtë” me 15 vende të tjera.
Shtetet e ashtuquajturës ‘rrugë Ballkanike’ mund të përfshihen në iniciativën e Vjenës.
Aktualisht, Austria mund të transferojë ushtarët e saj jashtë vendit për arsye humanitare, por tani ka për qëllim që të vendosë trupa edhe në shtetet tjera për parandalimin e emigrantëve.
“Ruga Ballkanikë nuk është edhe aq e mbyllur”, tha ai./Arbresh.info
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...