Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka deklaruar se e keqja e luftës gjashtëvjeçare në vendin e tij ‘është lënë pas’ pasi janë bërë një sërë përparimesh nga forcat e tij të mbështetura nga aleati kryesor, Rusia.
“Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur dhe në drejtim të mirë, sepse ne po i mposhtim terroristët”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin indian, transmeton portali arbresh.info
“Nëse Perëndimi dhe vendet tjera, që luajnë rolin e kukullave, ndalojnë së mbështeturi terroristët, unë jam i sigurtë se e keqja është pas nesh”, ka shtuar ai.
Më shumë se 32 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga viti 2011.
Ai tha se një iniciativë e paqes e miratuar nga aleatët e tij Rusia dhe Irani, dhe mbështetësja rebele e Turqisë, në kryeqytetin Kazakistan, Astana, muajin e kaluar ishte një ide premtuese, megjithatë ka shtuar se deri me tani nuk është dhënë ndonjë rezultat konkret./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend