Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad deklaroi se kriza e refugjatëve me të cilën aktualisht po ballafaqohet Evropa është rezultat i mbështetjes të cilën politikanët europianë iu kanë dhënë ekstremistëve në Siri para katër viteve, aq sa po zgjasin luftimet në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Assad për mediat ruse ka folur rreth refugjatëve të cilët nëpërmjet rrugëve detare po bëjnë përpjekje të arrijnë në vendet europiane në kërkim të një jete më të mirë dhe më të sigurt.
“Të gjithë neve na vjen keq për këta viktima të pafajshme. Megjithatë, vallë a janë më të vlefshëm personat që kanë humbur jetën në det nga personat që kanë vdekur në Siri?”, ka thënë presidenti sirian.
Ai theksoi se është e pamundur të pranojë standardet e Europës të cilat ndryshojnë kur bëhet fjalë për Sirinë.
“Nuk shohin se si terroristët në Siri vrasin me mijëra gra, fëmijë, meshkuj dhe persona të moshuar. Nuk mund të pranohen këto parime evropiane”, ka theksuar al-Assad duke dënuar Europën se ajo mbështet terrorizmin.
“Evropa mbron terroristët. Ndaj tyre përdorë deklarata të moderuara. Edhe pse kjo është një organizatë terroriste në Evropë janë klasifikuar si grupe të caktuara. Nëse evropianët janë të shqetësuar për refugjatët, le të ndalin mbështetjen e terroristëve”, porositi al-Assad.
Në fund foli edhe për rolin e Rusisë në politikën botërore dhe në luftimet në Siri. “Rusia është vend i pavarur e cila është ndërmjetës i paanshëm në bisedimet ndërmjet palëve në Siri”, ka thënë presidenti i Sirisë.
Ai bëri thirrje në formimin e frontit të përbashkët kundër militantëve të DAESH-it. “Të gjithë ne, të gjitha partitë politike, Qeveria si dhe grupet e armatosura të cilët luftojnë kundër Qeverisë, duhet patjetër të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit”, theksoi al-Assad.
Ai theksoi se është i mundur vazhdimi i dialogut qëllimi i të cilit është zgjidhja e krizës në Siri duke përmendur se pa fitore ndaj terrorizmit nuk është e mundur të ndodhin ndryshime në vend.
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...