Rajoni që kontrollohet nga rebelët sirianë në Ghoutan Lindore ka pranuar ndihmën e parë humanitare në tre muaj.
Kjo vjen pas javëve të lutjeve nga Kombet e Bashkuara për të lejuar dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e qindra njerëzve të sëmurëve kronikë, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në enklavën e rrethuar, në lindje të Damaskut vazhdimisht sulmohen nga bombardimet.
Qindra njerëz janë vrarë në javët e fundit, pasi forcat qeveritare shtuan përpjekjet për të marrë zonën.
https://twitter.com/SYRedCrescent/status/963741664232787968?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-43062438
Dhënia e ndihmës së sotme kishte mjaft ushqime dhe furnizime për 7,200 njerëz, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Hëna e Kuqe arabe siriane, e cila së bashku e mundësoi shpërndarjen, tha se nëntë kamionë do të mbulonin rreth 1,440 familje.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë, tha se kishte dërguar 1.8 ton furnizime mjekësore – të mjaftueshme për rreth 10.000 trajtime – gjatë dorëzimit./Arbresh.info/
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...