Një aktivist i ekstremit të majtë është arrestuar pas sabotimit që shkaktoi përplasjen e trenave me shpejtësi të lartë të premten. Policia franceze tha se rrjetet e fibrave optike të disa operatorëve në gjashtë departamente ishin sabotuar.
Një “sabotim nate” ndaj rrjeteve të fibrave optike të disa operatorëve francezë, si Free dhe Sfr, është kryer mbrëmjen e së dielës në 6 departamente. Parisi, zemra e Lojërave Olimpike, nuk u prek, shpjegoi i njëjti burim, duke shtuar se departamentet e prekura ishin Bouches-du-Rhône, Aude, Oise, Hérault, Meuse dhe Drôme.
Këto veprime vijnë vetëm disa ditë pas sabotimit të disa linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë që shkaktuan kaos në stacione të premten në mëngjes, vetëm disa orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike.
Një aktivist i ekstremit të majtë u arrestua të dielën në një lokacion të hekurudhave franceze SNCF në Oissel (Seine-Maritime), thanë burimet policore të hënën, pas sabotimit që përplasi trenat me shpejtësi të lartë TGV të premten./A2CNN
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother