Mbi 100 persona janë arrestuar vetëm gjatë ditëve të fundit, për mos respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes që ka marrë qeveria e Kosovës.
Së fundmi Gjykata Kushtetuese i shpalli kundër-kushtetues këto masa të marra nga Qeveria në detyrë, duke potencuar faktin se arrestimi i qytetarëve dhe kufizimi i lëvizjes është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj për arbresh.info ka thënë se shmangia nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, ku hyn edhe e drejta për të lëvizur mund të ndodh vetëm në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj e ka përcaktuar në mënyrë të qartë se shmangia nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, ku hyn edhe e drejta për të lëvizur mund të ndodh vetëm në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës”.
Gjithashtu Miftaraj vlerëson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha institucionet e vendit dhe se kur bëhet e kundërta nga institucione si Kuvendi dhe Qeveria atëherë veprohet në kundërshtim me aktgjykimin e kësaj gjykate.
“Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj e ka përcaktuar në mënyrë të qartë se shmangia nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, ku hyn edhe e drejta për të lëvizur mund të ndodh vetëm në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Për më tepër, vendimet e gjykatës kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Në këtë drejtim është e pakuptueshme dhe në kundërshtim me vlerat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, kur institucione si Kuvendi dhe Qeverisa, veprojnë në kundërshtim me aktgjykimin e kësaj gjykate”
Ai thotë se është shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive të njeriut ndalimi dhe arrestimi i qytetarëve pa bazë ligjore.
“Ndalimi dhe arrestimi i qytetarëve pa bazë ligjore është shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive të njeriut”.
Drejtori i IKD-së, tregon se edhe në kohë pandemie shteti nuk mundet dhe nuk duhet të cenoj të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kurse avokati, Tahir Rrecaj për arbresh.info thotë se këto arrestime nuk mund të trajtohen si vepër penale por vetëm si kundërvajtje administrative dhe se pas shpalljes së GJK-së (Gjykata Kushtetuese) për vendimet e Qeverisë që janë kundër kushtetuese atëherë këto arrestime nuk kanë mbështetje ligjore.
“Konsideroj që këto arrestime për shkelje të kufizimit të lirisë se lëvizjes së qytetarëve nuk mund të trajtohen si vepër penale, eventualisht mund të trajtohen si kundërvajtje administrative, megjithatë fakti që Gjykata Kushtetuese e ka shpallë kundër Kushtetues vendimin, do të thotë që arrestimet nuk kanë mbështetje ligjore”.
Ai tutje shton se këto arrestime janë shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.
“ Po sigurisht me vetë faktin që Gjykata Kushtetuese e ka shpallë jo Kushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvizjeve do të thotë që arrestimet që kanë të bëjnë me mos-respektimin e Qeverisë janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe të drejtën e lirisë së levizjes”.
Avokati Rrecaj bën të ditur se të gjithë qytetarët të cilët janë arrestuar për mos-respektim të vendimi të Qeverisë për lëvizje kanë të drejtë ankese dhe se Gjykata kompetente do të merret me realizimin e të drejtave të tyre.
“Qytetarët të cilët janë arrestuar gjatë kësaj kohe për mos-respektim të vendimit të Qeverisë kanë të drejtë që për realizimin e të drejtave të tyre të shkelura duhet të vendos Gjykata kompetente”.
Mirëpo duke marrë parasysh faktin që virusi Covid-19 ka kapluar gjithë botën, pra edhe ne vende të ndryshme të botës ka pasur dhe ka rregulla të cilat duhet të respektohen nga qytetarët e nëse ndodh e kundërta atëherë pasojnë edhe sanksione.
Më poshtë mund të shihni disa nga dënimet dhe gjobat që shqiptohen nëpër vende të ndryshme të botës.
Gjermani
Nuk ka pasur shtetrrethim atje nuk janë të lejuar të dalin jashtë më shumë se dy njerëz nëse nuk janë të së njëjtës familje.
Shtetet e Gjermanisë perëndimore të Rhine-Westphalia dhe Rhineland-Palatinate, nga ana e tyre, mund të vendosnin dënime deri në 25,000 €.
Belgjikë
Gjobat variojnë nga 26€ deri në 500€ dhe kushtet e burgut duke filluar nga tetë ditë e deri në tre muaj për shkelësit e përsëritur.
SHBA
Gjobat janë prej 250$ deri në 500$ për të gjithë ata njerëz që gjenden duke u mbledhur në hapësirat publike të cilët nuk arrijnë të shpërndahen kur urdhërohen nga rendet përkatëse.
Singapor
Vendi ka një sistem të rreptë të karantinës në shtëpi të zbatuar dhe një program gjithëpërfshirës të gjurmimit të kontaktit.
Që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19 mijëra njerëz në Singapor janë izoluar. Kushdo që kërkohet ta bëjë këtë, mund të kontaktohet shumë herë në ditë dhe i kërkohet të klikojë një link në internet duke ndarë lokacionin (vendndodhjen) e telefonit të tyre. Zyrtarët gjithashtu kryejnë kontrolle në vend personalisht për të siguruar që po zbatohen rregullat.
Ata që nuk qëndrojnë në shtëpi mund të presin gjobë deri në 10,000$ ose deri në gjashtë muaj burg.
Suedi
Suedia miratoi një qasje më të butë , duke dhënë rekomandime, duke përfshirë që të gjithë të ndjekin praktikat e mira të higjienës, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, dhe të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore.
Shkeljet e rregullave vijnë me gjobë ose me burg deri në gjashtë muaj./ArditëShkodra/arbresh.info/
Haradinaj i premton Sorensenit kontribut për formimin e shpe...
Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në ...
Abdixhiku pret në takim Sorensenin, i kërkon që BE ta vazhdo...
Von der Leyen: Grenlanda u përket njerëzve të saj, kanë mbës...
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës