Që nga viti 2012 qyteti i Aleppos është i ndarë. Një pjesë e qytetit kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa pjesa tjetër nga opozitarët e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Përderisa civilët dhe të plagosurit e fundit janë duke u evakuuar nga Aleppo lindore, pas pesë vite luftë civile, besnikët e presidentit Assad kanë filluar festën e Krishtlindjeve, transmeton arbresh.info
Festa e madhe po zhvillohet në perëndim të Aleppos, pjesë që kontrollohet nga forcat qeveritare dhe që nuk është prekur pothujase aspak nga lufta civile.
Flamujt rusë, iranianë dhe sirianë kanë filluar të valëviten nëpër ballkonet e Aleppos perëndimore.
Njerëzit që po festojnë mbajnë në duar edhe postera të diktatorit sirian, Bashar al-Assad.
Skenat e gëzimit janë kontrast i plotë me atë që po ndodh në lindje.
Në anën tjetër të Aleppos, rebelët, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar kanë pritur në ankth edhe në temperatuart që shkojnë në -3 që të largohet nga shtëpitë e tyre.
Rimarrja nën e Aleppos nga forcat qeveritare konsiderohet një ndër fitoret më të mëdha nga forcat e Bashar al-Assadit./Arbresh.info

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...