Televizioni shtetëror sirian raporton se bombardimet e kryengritësve në rrethinat perëndimore të qytetit të Alepos, të cilat kontrollohen nga qeveria siriane, kanë lënë të vdekur tre fëmijë dhe një të rritur.
Bombardimet e sotme vijnë në ditën e tretë të ofensivës së rebelëve, që ka për qëllim ta prishë rrethimin që qeveria siriane ia ka bërë rrethinave lindore të Alepos, të cilat kontrollohen nga rebelët.
Luftimet në perëndim të Alepos janë përqendruar në rrethinën e Assadit, e kapur nga rebelët para një dite.
Sipas këtij televizioni, civilët janë vrarë në katër rrethina në perëndim të Alepos
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...