Një aksident i rëndë ka ndodhur në një sheshxhirimi në New Mexico, ku aktori i njohur Alec Baldwin vrau me armë zjarri një grua, pjesëtare të stafit dhe plagosi regjisorin e filmit.
Gruaja u dërgua në spital por vdiq nga plagët e marra. Ndërsa Burri, regjisori i filmit, po merr ndihmë mjeksore urgjente.
Gruaja është quajtur si Halyna Hutchins, 42 vjeç, e cila punonte si drejtoreshë e fotografisë. Burri që trajtohet është Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.
Policia është ende duke hetuar incidentin në Bonanza Creek Ranch, një vend i njohur i xhirimeve dhe nuk është ngritur asnjë akuzë.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, një zëdhënës i sherifit të Santa Fe tha se Baldwin kishte folur me detektivë.
“Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi përfundoi intervistat e tij,” tha zëdhënësi.
Sipas faqes së saj personale, zonja Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe film në Los Angeles dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista American Cinematographer në 2019.
Ajo ishte drejtoreshë e fotografisë për filmin aksion të vitit 2020 Archenemy, i drejtuar nga Adam Egypt Mortimer.
“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Dhe kaq i indinjuar që kjo mund të ndodhë në një set,” tha zoti Mortimer në një postim në Twitter.

Në një deklaratë, Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve tha se vdekja e zonjës Hutchins ishte “lajm shkatërrues” dhe “një humbje e tmerrshme”.
“Detajet janë të paqarta në këtë moment, por ne po punojmë për të mësuar më shumë dhe ne mbështesim një hetim të plotë mbi këtë ngjarje tragjike”, thanë presidenti i repartit John Lindley dhe drejtoresha ekzekutive Rebecca Rhine, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?