Sulmet ajrore amerikane kanë goditur pozicionet e talebanëve në provincën e kontestuar Helmand në jug të Afganistanit, pasi militantët kanë përdorur tunele për të sulmuar pikat e kontrollit qeveritar.
Të dy pakët kanë raportuar se lufta ka filluar të hënën dhe ka vazhduar për dy ditë në rrethin e Sangit, transmeton portali arbresh.info.
“Talebanët kanë përdorur një taktikë të re për të sulmuar pozicionet e qeverisë për të marrë përsipër kontrollin e vendit. Megjithatë, me ndihmën e sulmeve ajrore të SHBA-ve, militantët janë tërhequr”, ka thënë Omar Zëak, një zëdhënës i guvernatorit të provincës jugore.
“Ne ende nuk e dimë se sa është numri i të vdekurve, por dihet që ka pasur viktima nga të dyja anët”, shtoi ai.
Zyrtarët thane se talebanët kanë gërmuar tunele në pikat e kontrollit nga shtëpitë e afërta./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00