Të paktën tre persona janë vrarë e 17 të tjerë janë plagosur në dy shpërthim në provincën veriore të Afganistanit, Balkh.
Incidenti ndodhi rreth orës 11:00, sipas kohës lokale, tha për dpa, zëdhënësi i guvernatorit provincial, Munir Ahmad Farhad, transmeton portali arbresh.info
Sipas zyrtarit, shpërthimet ndodhën si rezultat i dy bombave të vendosura brenda automjetit dhe konakut të një komandanti të njohur pro-qeveritar në rreth.
Komandanti lokal i identifikuar si Nazar Gul dhe 16 nga njerëzit e tij të armatosur u plagosën në shpërthimet, ndërsa djali i tij dhe dy mysafirët e tij u vranë, tha Farhad.

Zyrtarët lokalë e përshkruan Gul-in si një figurë anti-Talibane që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e njerëzve në mbështetje të qeverisë qendrore në rreth.
Talibanët më vonë morën përgjegjësinë për sulmin në një cicërimë, duke thënë se po planifikonin një operacion.
Luftëtarët talibanë janë aktivë në provincë dhe zakonisht kryejnë sulme ndaj forcave pro-qeveritare./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot