BE-ja përjashton shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT

15:13 | 2 Mars 2022
A Z

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se,Bashkimi Evropian ka larguar shtatë banka ruse nga sistemi global, SWIFT.

Ajo shkruan në Twitter se, me shpejtësi të dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë.

Në mesin e tyre janë: VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank and VEB, sipas një deklarate të bllokut evropian.

“Me shpejtësi të dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së korruptuar”, shkruan ajo në Twitter./arbresh.info/