Raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë shtyhet për nesër

19:39 | 14 Mars 2022
A Z

Raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë do të vazhdojë të martën, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

“Deri nesër do të ketë një pushim teknik në negociata. Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë…”, shkroi ai në Twitter.

Pala ruse dhe ajo ukrainase mbajtën të hënën raundin e 4 të negociatave përmes një lidhjeje videoje , ndërsa negociatori ukrainas tha se dialogu është i fokusuar në vendosjen e një armëpushimi dhe tërheqjen e trupave ruse, e pas kësaj mund të flitet për marrëveshje politike.

Tre raundet e para të bisedimeve mes palëve në Bjellorusi dhe një takim i ministrave të jashtëm të dy vendeve në Antalia të Turqisë rezultuan pa sukses./arbresh.info/