Së paku 77 civilë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në Burundi, që nga fillimi i protestave antiqeveritare në prill.
Rreth 1 mijë njerëz janë arrestuar dhe dhjetëra të burgosur janë torturuar, ka bërë të ditur kreu i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut dhe personave të paraburgosur, Pierre Claver Mbonimpa.
Mbonimba tha se grupi i tij ka përfaqësues në të gjithë kombin, të cilët kanë vëzhguar situatën dhe kanë vizituar të burgosurit. Ai gjithashtu bëri të ditur se ka ndihmuar personalisht disa protestues të cilët kanë vuajtur tortura nga policia.
Një zëdhënës i policisë, Pierre Nkurikiye, mohoi akuzat e torturës, por nuk ka bërë të ditur se sa është numri i personave që po mbahen në paraburgim.
Ndërsa Kryqi i Kuq në Burundi, ka bërë të ditur se të paktën 24 civilë, janë vrarë dhe se më shumë se 691 janë plagosur gjatë përpjekjeve për të parandaluar mandatin e tretë të Presidentit Nkurunziziza, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin.
Që nga 26 prilli, kryeqytetin Bujumbura ka qenë nën tension, pas i partia e presidentit Nkunrunziza e emëroi atë për të kandiduar në një mandat të tretë, gjë të cilën njerëzit e kundërshtuan ashpër.
Më shumë se 90 mijë njerëz, kanë ikur në vendet fqinje, për arsye të trazirave, pjesa më e madhe prej tyre me arsyen se milicia proqeveritare po tregohet e dhunshme./arbresh.info/
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës