Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e kanë bombarduar sot një kompleks të sigurisë afër qytetit të portit, Hodeidah, në Jemen, duke vrarë 60 persona, përfshirë edhe të burgosur të një burgu që ndodhen në atë zonë, njoftojnë zyrtarët rajonal dhe burimet mjekësore.
Burgu në rrethinën al-Zaydiyah kishte 84 të burgosur kur u godit tri herë të shtunën në mbrëmje, kështu ka thënë për Reuters, Hashem al-Azizi, zëvendës guvernator i provincës që kontrollohet nga rebelët Houthi me të njëjtin emër, transmeton Express.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke e luftuar lëvizjen e armatosur të Jemenit, Houthi, që nga marsi 2015, në përpjekje për të rikthyer në pushtet presidentin e pranuar ndërkombëtarisht, Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili u dërgua në mërgim në fund të vitit 2014 nga ky grup që mbështetet nga Irani.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...