Zelensky: Ukraina e paditë për gjenocid Rusinë në GJND

12:12 | 27 Shkurt 2022
A Z

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Më tej, Zelensky thotë se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpresë aktivitetin ushtarak, teksa shtoi se presin që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme.

“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”,shkruan në Twitter, transmeton arbresh.info