Presidenti Biden planifikon të vendosë kufizime të reja mbi tregtinë dhe financimin në dy territoret pro Moskës

21:41 | 21 Shkurt 2022
A Z

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar pasi  Putin ka vendosur të njohë dy rajone ukrainase si shtete të pavarura.

Bideon ka vendosur që së shpejti të dalë me një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë investimin, tregtinë, dhe financimin nga shtetasit amerikan në dy rajonet e njohuar nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

“E kemi pritur këtë veprim të Rusisë dhe vendimi do të vijë shumë shpejtë”, ka njoftuar Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë./arbresh.info/