Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina ka nevojë për ndihmë

09:08 | 3 Mars 2022
A Z

Kështilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak thotë se duhet të krijohen “korridore humanitare” në pjesët e pushtuara të vendit për të lejuar arritjen e ndihmave humanitare nga organizatat ndërkombëtare.

Podolyak gjithashtu akuzon forcat ruse se kanë lejuar zonat ukrainase, që tashmë janë nën kontrollin e tyre të bëhen “vende plaçkitjesh, grabitjesh, vrasjesh”.

“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse janë kthyer menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve. Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmën aktive të organizatave ndërkombëtare, përfshirë #OSBE-në. Mjaft folët”, ka shkruar ai në Twitter./arbresh.info/