Mbi 48 mijë kërkesa janë pranuar këtë javë nga qytetarët rusë në përgjigje të programit shtetëror që u jep disa hektarë tokë të lirë në Lindjen e Largët.
Programi i miratuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin synon popullimin dhe zhvillimin e rajonit.
Duke filluar nga data 1 shkurt, çdo qytetar rus mund të marrë sipas “Russia Today”, disa hektarë tokë të lirë (10.000 metra katror) në pjesën Lindore dhe rajonet e Paqësorit të Rusisë. Fushat e lira përfshijnë Yakutia, Kamchatka, Chukotka, Primorye, Khabarovsk, Amur, Magadan, Sakhalin, dhe rajonin autonom të hebrenjve.
“Kërkesat kanë ardhur nga e gjithë Rusia”, tha guvernatori e Kamchatka Vladimir Ilyukhin. “Gjeografia është e gjerë.
“Moska, rajoni i Lipetskit, Tatarstan, Bashkortostan, praktikisht nga e gjithë Rusia qendrore që kërkojnë tokë në Kamchatka. Kjo më bën të lumtur. Ata që duan tokë këtu do ta marrin atë”, shtoi guvernatori.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...