Në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 474 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 118.339 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Worldometer”, gjatë ditës së fundit në SHBA janë zbuluar 20.734 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është 2.183.598.
Që nga shpërthimi i pandemisë, SHBA ka kryer rreth 25.268.000 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit ka kryer rreth 890 mijë teste.
Edhe pse është regjistruar një rënie në numrin e vdekjeve dhe të infektuarve, shteti amerikan New York vazhdon të jetë epiqendra e përhapjes së sëmundjes në SHBA.
Deri më tani, 405.139 njerëz kanë testuar pozitivisht për koronavirusin në New York, prej të cilëve 30.952 kanë humbur jetën.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK