Mjekët i kishin dhënë vetëm tre orë jetë, por 55-vjeçari Gianfranco Medicini, një taksist nga Torino ja ka dalë kundër coronavirusit. Ai kishte përfunduar në terapi intensive në mars dhe ka dalë nga spitali pas 5 muajsh, ekzaktësisht 148 ditësh.
“Nuk kam qenë kurrë i shtruar, nuk kisha marr madje as një qetësues për dhimbje koke, ndaj kur i thanë gruas sime se më kishin mbetur vetëm 3 muaj jetë nuk desha të dorëzohem. Iu luta mjekëve të më ndihmojnë të luftoj”, ka thënë ai për “La Stampa”.
Taksisti ka pohuar se në fillim kishte vetëm pak temperaturë dhe e shoqja i ka kërkuar të kryejë matjen e oksigjenit, që ka rezultuar shumë i ulët.
Më tej ai ka kaluar 47 ditë në koma me një seri komplikacionesh.
“Mundësitë që ai të jetonte ishin thuajse zero”, ka thënë doktor Luca Petruzzelli, në repartin e kirurgjisë së urgjencës.
Përkundrazi, Gianfranco ja ka dalë, por ka përpara një fazë të gjatë rekuperimi.
“Nuk mund të qëndroj në këmbë, duhet të mësoj të eci. Nuk e dini sa shumë më ka marr malli të pi një gotë ujë”, ka thënë ai.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A