Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në jug të Filipineve ka shkuar në 42, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për dhjetëra persona të zhdukur, njoftoi sot një zyrtar i lartë qeveritar.
Ministri i Brendshëm i rajonit autonom jugor të Bangsamoro, Nagib Sinarimbo, shprehu frikën se shumë njerëz janë ende të bllokuar në baltën dhe ujërat e përmbytjeve në ishullin Filipine të Mindanao.
“Ky numër mund të arrijë në 80, por ne shpresojmë se nuk do të jetë kështu”, tha ai, duke shtuar se situata është veçanërisht kritike në Datu Odin.
Ministri tha se operacionet e shpëtimit janë pezulluar përkohësisht gjatë natës dhe do të rifillojnë mëngjesin e së shtunës./euronews.al/
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit