Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një ‘substancë’ është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore. Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeç, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në ‘Kentish Town Road, Camden’.
Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit.
Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.
Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK