ShBA-ja ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare, kanë thënë diplomatë amerikanë dhe rusë.
Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga ShBA-ja, për t’u përfshirë në aktivitete jodiplomatike.
“Ata diplomatë, të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan, Richard Mills, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pa dhënë më shumë detaje.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell arbresh.info
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...