Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II.
“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjellë edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve. Ne duhet të sigurohemi që ekonomia të jetë në fazë të mirë në këto kohë të vështira,” tha ai.
Gjermania ka ekonominë më të madhe në Evropë.
Scholz dhe Mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus Vladimir Putin “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”, shkruan CNN, transmeton arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00