Rrjeti konservator i lajmeve në Shtetet e Bashkuara, “Newsmax”, njoftoi se e ka emëruar nënpresident dhe analist ish-ushtruesin e detyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare të Donald Trumpit, Richard Grenell.
“Ric Grenell është mjeshtër i politikës, medieve dhe qeverisë dhe ne besojmë se shikuesit tanë do të përfitojnë njohje të thella nga përvoja e tij e gjerë dhe shërbimi publik”, tha përmes një deklarate shefi ekzekutiv i rrjetit “Newsmax”, Christopher Ruddy.
Në anën tjetër, Grenelli përmes një deklarate tha: “Jam i nderuar që t’i bashkohem Newsmax si kontribuues për Siguri Kombëtare dhe gjithashtu t’i udhëheq bashkëpunimet e tyre ndërkombëtare.”
Ky vendim erdhi kur “Newsmax” po përballet me paraqitjen e rrjetit “Fox News” si mbizotërues në fushën e medieve, sidomos në mesin e shikuesve konservatorë dhe përkrahës të Trumpit.
“Newsmax” e filloi vitin me vlerësime të forta dhe dukej se ishte në pozicion për t’i bërë konkurrencë të vërtetë “Fox News”-it, por ka dështuar që të lidhet me audiencë të madhe, shkruan Media Ite.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit p...
SHBA kërkon riorganizim të NATO-s dhe zvogëlim të trupave në...
Kancelari gjerman uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për ...
PDK: Parqitja përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ...
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...