Një anketë e kryer në Francë zbuloi se 28 për qind e francezëve marrin para hua për të paguar faturat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas anketës së publikuar nga kompania kërkimore Intrum, 28 për qind e të anketuarve janë shprehur se kanë marrë hua për të paguar faturat e tyre në gjashtë muajt e fundit. Vitin e kaluar, kjo normë ishte 21 për qind.
27 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se u është dashur t’i paguajnë faturat me vonesë për arsye ekonomike, kurse 49 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se kjo situatë është e shpeshtë.
32 për qind e francezëve kanë deklaruar se kanë marrë hua sa 25 për qind e të ardhurave të tyre mujore për të plotësuar nevojat elementare. Ndërkaq, siç njoftohet, kjo normë është 25 për qind në Evropë.
Përqindja e personave që kanë pasur vështirësi në pagesën e faturave dhe kursim parash me përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike në muajt e fundit ka qenë 40 për qind, kurse kjo normë ka qenë 37 për qind në Evropë.
36 për qind e të anketuarve mendojnë se përkeqësimi i kushteve ekonomike vjen si pasojë e ndalimit të ndihmës nga qeveria për kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).
67 për qind e pjesëmarrësve, nga ana tjetër, fajësojnë inflacionin për rritjen e çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.
67 për qind e francezëve po ashtu janë të shqetësuar për ndikimin negativ të inflacionit në ekonomi.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV