Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën sot për sanksione të reja, në shënjestër kundër zyrtarëve rusë përgjegjës për veprimet kundër udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, thanë disa diplomatë për AFP.
Navalny u arrestua në janar pasi u kthye nga Gjermania, ku u mjekua pas helmimit në Rusi, për të cilën ai fajësoi Kremlinin. Më 2 shkurt, një gjykatë ruse dënoi Navalny me akuzat se ai kishte shkelur dënimin me kusht për të cilin ishte dënuar më parë duke qëndruar në Gjermani.
BE ka dënuar më parë politizimin e gjyqësorit rus dhe kërkoi lirimin e pakushtëzuar të Navalny.
Një “marrëveshje politike” mbi sanksionet e reja u arrit sot në një takim të ministrave dhe kreu i diplomacisë së BE, Joseph Borrell, është i ngarkuar me propozimin e një liste të zyrtarëve rusë kundër të cilëve ato do të vendosen.
“Sanksionet duhet të përfshijnë zyrtarë të policisë dhe drejtësisë ruse, përgjegjës për trajtimin e papranueshëm të Navalny”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schalenberg.
Përpara takimit, Moska paralajmëroi BE se ishte “e gatshme të reagojë” në rast të “masave të reja kufizuese të njëanshme, të paligjshme”, deklaroi ambasadori i BE-së Vladimir Chizhov për gazetën gjermane Die Welt.
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...
Ahmeti në ShBA kërkon mbështetje për njohje të reja dhe për ...
Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Bresje, tre të ...
Anulohen mbi 2 000 fluturime në SHBA, shkak stuhia e borës
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...