Autoritetet në Kinë vijojnë të ndjekin një politikë të rreptë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Në kuadër të “tolerancës zero” ndaj koronavirusit, banorët nga lagje të tëra në Shangai janë të detyruar të zhvendosen në qendrat e karantinës dhjetëra kilometra larg.
BBC raporton se banorët e një zone në veri të qytetit kanë marrë njoftim nga zyrtarët e partisë për lëvizjen në karantinë. Ata do të qëndrojnë atje për të paktën një javë. Fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara mund të përjashtohen nga rregullat e reja.
Por ajo që është e çuditshme është që në karantinë do të futen edhe ata që rezultojnë negativë për Covid-19. Një episod i ngjashëm ndodhi pak ditë më parë në një fshat tjetër, Beikai, nga i cili të paktën 1000 njerëz u evakuuan gjatë natës në strehim të përkohshëm për të dezinfektuar zonën.
Banorëve iu kërkua të mblidhnin gjërat e tyre, por të linin hapur dollapët , si dhe portën kryesore të shtëpisë së tyre. Kafshët shtëpiake mbetën pas, ndërsa autoritetet njoftuan se do të kujdeseshin për to./abcnews.al/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...