Keqtrajtimi, ndjenjat e margjinalizimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë evropianët e rinj në prag të një krize të shëndetit mendor, thotë një studim i ri nga ‘Eurofound’.
Eurofound është Agjencia e BE-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës. Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve “në rrezik të depresionit” bazuar në udhëzimet e OBSH, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.
Në nivelin e përgjithshëm të BE-së, 14% e të rinjve janë në rrezik të depresionit. Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik.
Të rinjtë përballen ende me sfida të konsiderueshme në Evropë: 14% janë në rrezik të depresionit, ka një ndarje gjinore në normat e rimëkëmbjes dhe 3 nga 10 fëmijë janë në rrezik varfërie në 2016.
Raporti përdor të dhënat e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës (EQLS) nga viti 2016, dhe të dhënat ekzistuese nga niveli kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike në të rinjtë.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...