Sipas disa raporteve, kreu i zyrës për siguri në Shtëpinë e Bardhë, Crede Bailey, është në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me koronavirus. Ai është duke qëndruar në spital që nga muaji i kaluar.
Shtëpia e Bardhë nuk e kishte zbuluar sëmundjen e këtij zyrtari, ndonëse raportohet se shëndeti i ishte rënduar para ngjarjes së 26 shtatorit, ku besohet se koronavirusi u përhap te shumë zyrtarë.

Nëse konfirmohet diagnoza e këtij zyrtari, kjo do të thotë se së paku 34 persona të afërt me presidentin amerikan janë të infektuar me virusin e ri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...