Përmbytjet masive në Kinën qendrore të shkaktuara nga reshjet kanë lënë 12 të vdekur dhe më shumë se 100,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Shumë qytete në provincën Henan, përfshirë kryeqytetin e tij Zhengzhou, janë prekur.
Presidenti Xi Jinping tha të mërkurën se “situata e parandalimit të përmbytjeve është shumë e rëndë” dhe në një “fazë kritike”.
Ai shtoi se përmbytjet kishin rezultuar tashmë në “humbje të konsiderueshme të jetës dhe dëmtim të pronave”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Provinca Henan, shtëpia e rreth 94 milionë njerëzve, ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit të motit. Autoritetet lokale i quajtën përmbytjet një ngjarje “një herë në 100 vjet”, transmeton Klan Kosova.
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025