Franca po transferon pacientë në zona të tjera dhe madje edhe në Belgjikën fqinje, për shkak të situatës së tensionuar COVID-19 në spitalet e disa rajoneve.
“Situata në zonën më të madhe të Parisit, në rajonin e Hauts-de-France dhe në jug është shqetësuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, pas një takimi qeveritar të kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.
Një numër i caktuar pacientësh do të transferohen në ditët në vijim, veçanërisht nga zona më e madhe e Parisit.
Transferime të tilla tashmë po ndodhin edhe në rajone të tjera.
Autoriteti Rajonal Shëndetësor i rajonit Hauts-de-France në veri të vendit njoftoi transferimin e pacientëve të kujdesit intensiv në spitalet belge.
Më parë, pacientë nga Dunkirk në Hauts-de-France pranë kufirit belg, u transferuan në rajonin fqinj të Normandisë.
Attal njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të bllokimit të fundjavës në Nice dhe rajonin bregdetar, në fuqi edhe në Dunkirk.
Masat mendohet të zgjasnin për dy javë./Atsh
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...