Boko Haram ka vrarë të paktën 380 civilë në Kamerun, që nga viti i kaluar dhe forcat e sigurisë së vendit kanë shkaktuar më shumë se dhjetëra vdekje në ndjekje të tyre thuhet sot në një raport të “Amnesty International”.
“Që kur Boko Haram solli dhunën në Kamerun, civilët kanë rënë gjithnjë e më shumë nën zjarrin e tij”, tha Alioune Tine, drejtor i grupit për Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, në një deklaratë.
“Duke vrarë pa dallim, duke shkatërruar pronën e civilëve, duke rrëmbyer persona dhe duke përdorur fëmijët si kamikazë, kanë kryer krime lufte dhe kanë shkaktuar frikë të tmerrshme dhe vuajtje të popullsisë civile”, tha ai.
Tine gjithashtu akuzoi forcat e sigurisë kamerunase për shkelje të rëndë në reagimin e tyre ndaj Boko Haramit.
“Njerëzit janë arrestuar në mënyrë arbitrare dhe shumë janë mbajtur në kushte çnjerëzore, që kanë çuar në dhjetëra raste vdekjeje”, shtoi Tine.
Pjesa më e madhe e të ndaluarve mbahen në kushte të tmerrshme në burgun e Marouas, ku mbipopullimi, mungesa e higjienës dhe kujdesi i papërshtatshëm shëndetësor çoi në vdekjen e të paktën 40 të burgosurve në mes të muajit mars dhe maj të këtij viti.
Bazuar në tre misione kërkimore dhe 160 intervista, raporti dokumenton sesi Boko Harami ka vrarë 380 civilë në veri të Kamerunit, që nga janari i vitit 2014.
Boko Haram, që kërkon të krijojë një shtet islamik, ka vrarë rreth 14 000 persona që nga viti 2009, kryesisht në verilindje të Nigerisë.
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...
Të paktën 24 të vrarë pas sulmit ukrainas në rajonin e pusht...