Efektet e pandemisë së Covid-19 në ekonominë e Bashkimit Evropian do të jenë edhe më shkatërruese nga sa mendohej fillimisht, sipas parashikimit të fundit nga Komisioni Evropian.
“Në 19 vendet e zonës së euros, PBB-ja pritet të tkurret me 8,7% këtë vit, në mënyrë të konsiderueshme më rëndë se rënia me 7,7 % në parashikimin e bërë në maj”, thanë ekspertët ekonomikë të BE-së.
“Parashikimi i verës tregon, para së gjithash, se rruga e rimëkëmbjes është ende e shtruar me pasiguri”, theksoi eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, ndërsa paraqiti shifrat në Bruksel.
Për të gjithë BE-në, në të 27 vendet, do të ketë një rënie prej 8,3 % në vitin 2020.
Pavarësisht një sërë politikash të ndërmarra në BE dhe në nivel kombëtar, Blloku pritet të kthehet në rritje në vitin 2021./atsh
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit