Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë.
Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka shkruar se të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.
Zemaj ka fajësuar Qeverinë për gjendjen në arsim duke u bërë thirrje që ta “shkurtojnë luksin”.
Postimi i plotë:
PËR TA KUPTUAR ARSIMIN, DUHESH ME QENË I ARSIMUAR.
Vërsulja ndaj personelit arsimor nuk është e drejtë. Të sulmohen arsimtarët pa analizuar shkaqet dhe arsyet pse janë pjesë e grevës është e padrejtë dhe jo e arsyeshme.
Kjo qeveri duke keqpërdorur së pari milionat për rritje personale të pagave, duke rritur luksin qeveritar, duke shpenzuar para të buxhetit për çfarëdo arsyeje grupore dhe të klientelës së tyre, i ka bërë jo vetëm personelin arsimor që të reagojnë në këtë mënyrë, por kanë krijuar disbalancë sociale duke e ndarë shoqërinë në “pushtetarë” dhe në klasë punëtore.
Udhëheqësit e këtij koalicioni qeverisës dhe shumica e anëtarëve të qeverisë aktuale nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat publike. Ata, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private, për të cilën nuk kam asgjë kundër, mirëpo kjo tregon se sa të interesuar janë ata për të përkrahur apo për të njohur problemet me të cilat ballafaqohen arsimtarët në shkollat publike.
Prindërit na mësuan ta dëgjojmë mësuesin, pra prindërit na mësuan ta dëgjojmë dhe ta respektojmë mësuesin, e jo të kritikojmë dhe ofendojmë atë, sepse mësuesi është më i kualifikuar se ne, andaj ndaloni fyrjet, sharjet dhe shantazhin. Shkurtone luksin qeveritar dhe zgjidhni problemet e arsimit në Republikën e Kosovës!.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...