Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati, dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për medie kanë kritikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, për subvencionimin e librave shkollorë për nxënësit.
Kastrati, me këtë rast ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorim, ndërsa e sheh të afërt edhe me shtëpinë botuese “Albas” duke i dhënë tenderë.
“Kemi të bëjmë me një pushtet të përgjegjshëm dhe merr vendim të papërgjegjshme”, tha Kastrati, teksa shtoi se ministrja Nagavci me vendimin për pajisjen e librave shkollorë ka përdorur dhunë psikike ndaj prindërve.
Ai bëri paralele me qeverisjen e PDK-së, ku sipas tij, më 20 gusht tekstet kanë qenë veçse të gatshme, “ndërsa tash ka raste që është përfunduar viti shkollor pa tekste shkollore”.
Ndërkaq deputeti Bekim Haxhiu tha se ministrja e Arsimit po shndërrohet në recidiviste, duke bërë shkelje ligjore dhe keqpërdorimin pushtetit.
Haxhiu më tej vuri në dukje se MASHTI sivjet do të shpenzojë mbi 20 milionë euro.
“Në vitin e kaluar Ministria ka shpenzuar rreth 4 milionë euro, derisa sivjet do të rrite shpenzimet mbi 15 milionë euro më tepër, gjë që është shkelje e ligjit”, tha Haxhiu.
Tutje ai sqaroi se çmimi në tekstet shkollore dallojnë dhe diferencën e çmimeve të teksteve nga klasa I-V dhe nga klasa VI-IX do ta paguajnë vetë qytetarët, gjë që, sipas tij, është shkelje ligjit.
Haxhiu tha se do të duhej përgjegjësi, për më tepër që kjo çështje është ende nën hetim./rtk/
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...