Shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinës të hënë i është bashkuar grevës së thirrur nga SBAShK.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i shkollës, Betim Sylejmani.
“Sot është mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit të arsimtarëve dhe i kemi marrë dy vendime që të anëtarësohen në SBAShK dhe vendimi i dytë është bashkimi në grevë”, ka thënë ai.
Ndërsa Sylejmani ka përmendur edhe arsyet pse shkolla fillimisht nuk ka përkrahur grevën.
“Nuk i jemi bashkuar vendimit që është marrë javën e kaluar nga SBAShK sepse 99.9% të arsimtarëve të shkollës “Elena Gjika” nuk kanë qenë pjesë e SBAShk që 10 vite dhe humbja e orëve gjatë renovimit të orëve kemi humbur dy javë”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur rreth kohëzgjatjes së grevës dhe kompensimit të saj, Sylejmani ka thënë se ende nuk kanë marrë asnjë informacion nga SBAShK.
Ndryshe të dielën Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë vendim që gjysëmvjetori i dytë në Kosovë në mos filloj duke hyrë në hyrë në grevë të përgjithshme.
SBAShK ka kërkuar korrigjimi i koeficienteve 30 për qind.
Në rast të mos plotësimit të kërkesave SBAShK kë bërë të ditur se greva do të zgjasë me muaj./Arbresh.info/
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...