Universitetet në botë i kanë lëvizur kurset e tyre në platformë online për shkak të pandemisë, dhe kjo duket se do të prekë studentët që kishin shpresat për të studiuar jashtë vendit këtë vit.
Kjo për shkak se studentët që planifikojnë të studiojnë në SHBA nuk do të lejohen të qëndrojnë në këtë shtet nëse universitetet lëvizin klasët tërësisht online, përveç nëse janë në mësim personalisht, transmeton portali arbresh.info.
Studentët gjithashtu mund të transferohen në kolegje të ndryshme që ofrojnë mësim në person.
Agjencia e Imigracionit dhe Zbatimit Doganor në SHBA (ICE) tha që studentët mund të përballen me dëbim nëse nuk respektojnë rregullat.
Një numër i madh i studentëve të huaj udhëtojnë në SHBA çdo vit dhe ata janë një burim i konsiderueshëm i të ardhurave për universitetet pasi shumë prej tyre paguajnë shkollim të plotë./arbresh.info/
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...