SBASHK-u edhe këtë vit ka vazhduar me traditën e mirë për dërgimin në pushime të një numri të konsideruar të anëtarëve të vetë.
Bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova për pushime ë bregdetin shqiptar.
Grupi i parë prej 110 i pushuesve tani po kalojnë çaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë.
Me të përfunduar të pushimeve të grupit të parë do të dërgohen në pushime edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova për ta përmbyllur kështu këtë aktivitet, që vlerësohet lart nga punëtorët e arsimit.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...