Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se tashmë konsultimet ndërmjet studentëve dhe profesorëve mund të mbahen online.
Përmes digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin akademik UP-ja ka shënuar hapin e radhës. Në kuadër të SEMS-it, është integruar “moduli i konsultimeve”, me anë të së cilës do të mbahen takimet online.
“Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike në mënyrë më efikase. Kjo qasje bashkëkohore, jo vetëm që thjeshton procesin e konsultimeve, por gjithashtu pasuron përvojën e të mësuarit njësoj për studentët dhe fakultetet”, shkruan UP.
UP është shprehur se ky modul inovativ siguron që studentët të marrin shërbime më të mira, më të qasshme dhe praktike në lidhje me procesin e konsultimeve. /Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim