Me një program artistik të organizuar nga kolektivi, nxënësit dhe kori i shkollës , në lagjen e VIII-të shënohet Dita e shkollës “Nazmi Hoxha”.
Siç e dimë kjo shkollë është emërtuar para dy vitesh me emrin e veprimtarit dhe atdhetarit, ish të burgosurit politik Nazmi Hoxha, andaj me rastin e ditëlindjes se tij shkolla ka vendosur qe data 5 dhjetor të shënohet si ditë e shkollës.
Në fjalën përshëndetëse drejtori i shkollës Faredin Rexhepi, foli për aktivitetet dhe sukseset e nxënësve të kësaj shkolle në garat e shumta. Ai foli edhe për jetën dhe veprimtarinë e Nazmi Hoxhës, duke theksuar se Nazmiu rridhte nga një familje patriotike, ishte i edukuar në frymën kombëtare, ishte pjesëtar i lëvizjes ilegale që punuan për çlirimin e Kosovës andaj më 1981 u dënua me 15 vite burg si udhëheqës i grupit të Anamoravës, prej të cilave me shumë se 9 vite edhe i vuajti këtë dënim të padrejtë nga regjimi i kohës.
Kryetari I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për shkakë të vizitës së tij në Bruksel, ka dërguar telegram urimi, në të cilin mes tjerash thuhej:
“I dashur drejtor i shkollës z. Rexhepi, të dashur nxënës e mësimdhënës, kam kënaqësinë që nga Brukseli t’ju përcjellë urimet më të përzemërta për Ditën e Shkollës suaj. Jam i nderuar që dy vite më parë këtë shkollë e kemi emërtuar me emrin e patriotit, ish-të burgosurit politik dhe udhëheqësit për lirinë e shqiptarëve, Nazmi Hoxha. Me këtë rast i uroj mësimdhënësit dhe nxënësit edhe për sukseset e mëdha që kanë arritur brenda një viti dhe me këto rezultate na keni bërë krenarë të gjithëve. Nga kjo shkollë po përgatiten kuadro cilësore dhe jam i bindur që neser do të dalin mësues të mirë, mjek, inxhinier, e pse jo të marrin edhe përgjegjësi të larta shtetërore. Për fund, po e bëjë publike edhe njëherë zotimin tim se sektori i arsimit do të vazhdoj të mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes komunale që do të bartë proceset gjatë të ardhmes. Gëzuar Dita e Shkollës!”, ka përfunduar telegram i kryetarit, Lutfi Haziri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe djali i Nazmiut, Kushtrim Hoxha i cila i falënderoi të gjitha strukturat komunale, drejtorinë dhe këshillin e shkollës, Drejtorinë e Arsimit, kryetarin e komunës Lutfi Hazirin, për kujdesin e treguar ndaj familjes Hoxha dhe për gatishmërinë që kjo shkollë te emërtohet nga kryetari i Komunës me emrin e babait të tij. Ai ka uruar që nga kjo shkollë të dalin kuadro të fuqishme të shkencës, kulturës e deri te udhëheqës të denjë të institucioneve të shtetit.
Mësimdhënës të kësaj shkolle nga fusha të ndryshme kanë lexuar referimet e tyre për shkollën dhe për emrin dhe të kaluarën e lavdishme të Nazmi Hoxhës.
Me këngë dhe valle u mbyll programi artistik, përcjellë me urimet që kjo shkollë me krenari ta mbajë emrin e veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Nazmi Hoxha.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...