Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot ka përfunduar procedura e pagesës për grupin e parë të aplikuesve deri më 29 gusht për furnizim me tekste dhe materiale shkollore.
Sipas Nagavcit, numri i tyre është mbi 81 mijë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, siç bëri të ditur ministrja deri më tani janë bërë 115 mijë aplikime ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të trajtohet me grupin e radhës.
Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime.
“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.”, tha Nagavci.
“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.”, përfundoi ministrja e Arsimit. /Arbresh.info
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...