Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci tha se jo vetëm pandemia ka ndikuar në humbjen e mësimit tek dy gjeneratat e fundit. Ajo tha se gjendja e rëndë në arsim është me dekada. Ajo madje u tha opozitës se janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja , siç e ka quajtur ajo brutale, e subjekteve politike.
“Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë e i dëshirojmë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Nuk është këtu më shumë se dy gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë”, ka thënë ajo.
Kështu ajo u ka bërë thirrje opozitës që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë me qeverinë për të arritur rezultate më të mira në arsim.
“Ju lus edhe njëherë që të reflektoni për të gjithë ndërhyrjen që e keni pasur në të kaluarën dhe të ndihmoni që me një kritikë konstruktive dhe me një bashkëpunim të punojmë së bashku për të arritur rezultatet që po i dëshironi”, ka thënë Nagavci./arbresh.info/
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...