Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për mbajtjen e maturës.
Këto deklarata, Nagavci i ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për gjendjen e arsimit në pandemi.
Ministrja tha se vendimi i qeverisë ndalon organizimin e ekskursioneve dhe mbajtjen e maturës.
Nagavci shtoi se vendimi i qeverisë e ndalon një gjë të tillë dhe se është marrë për mirëqenien e nxënësve.“Nuk kam pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave, vendimi i qeverisë ndalon ekskursionet dhe maturën dhe kjo për ruajtjen e shëndetit të nxënësve”, ka thënë ajo.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...