Zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) kanë thënë se mësimi është duke shkuar në mënyrë të rregullt ashtu siç është paraparë dhe se aktualisht nuk është duke u planifikuar të kalohet në mësimin online.
Diellza Kukaj, zëdhënëse në MASH, njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se zërat që po qarkullojnë se nga java e ardhshme do të kthehet mësimi online nuk është i vërtetë.
Sipas saj, çdo gjë është duke shkuar në mënyrë të rregullt, ashtu siç është parapare më skenarët e MASh-it.
Kukaj tha se edhe klasat dhe shkollat që ishin të izoluara nga infektimi me COVID-19, e që tashmë kanë rezultuar negativ i janë kthyer mësimit të rregullt.
“Jo absolutisht nuk ka diçka të tillë. Qysh është duke shkruar deri më tash mësimi, ashtu dhe do të vazhdoj. Do të vazhdojë sipas skenarëve. Shumë shkolla dhe klasa të cilat tashmë e kanë përfunduar fazën e izolimit kanë rezultuar negativ janë kthyer në shkolla dhe janë duke e mbajtur mësimin pa problem”, ka thënë Kukaj.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...