Ka filluar pranimi i studentëve që vijnë nga komunat tjera në konviktet në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Rreth katër mijë studentë janë pranuar në tetë konviktet që gjendën në qendrën e studentëve të cilët kanë filluar akomodimin në këto objekte.
Ndonëse në disa konvikte vite më parë kushtet nuk kanë qenë të përshtatshme për banim, këtë vit janë rinovuar katër objekte.
Të pajisur me shtretër të rinj e ambiente të mira për studim, disa studentë të sapo vendosur shprehen të kënaqur me kushtet.
Isak Besa drejtor i strehimit tregon për arbresh.info gjendjen e konvikteve këtë vit.
Edhe mensa e ushqimit është e gatshme t’u ofrojë dy vakte të ushqimit për studentët që banojnë në konvikte.
Aty, studentët shprehen të kënaqur me ushqimin dhe përgatitjen./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...