Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kritikuar ministren e Arsimit për mosgatishmërinë për t’u takuar me sindikalistët.
Jasharaj përmes një komunikate për media, ka thënë se pas deklarimit të ministres Nagavci se është e gatshme të takohet me sindikatat i kanë kërkuar takim, por siç ka thënë ai nuk kanë marrë përgjigje.
“Ministre Nagavci pas grevës së shtatorit 2022 SBASHK të dërgoi kërkesa e kërkesa që të takoheshim e të bashkëbisedonim lidhur me gjendjen akuale në arsim dhe për kërkesat e të punësuarve, që nga çerdhet e deri në universitete, por ti e mbaje inatin e grevës”, ka th♪7në Jasharaj.
Ai thotë se përderisa shkresat e tyre për takim mbaheshin në sirtarë, Nagavci kishte aktivitete të shumë e takime me “të tjerë”.
“Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi”, u shpreh ai.
“Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuara i publikuan”.
Jasharaj thotë se Kryeministri po e pengon Nagavcin të takohet me sindikalistët e arsimit.
“Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe u ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërtetën para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, ka përfunduar Jasharaj./Arbresh.info/
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...