Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka komentuar ligjin më të ri të vendit, që ndalon lojërat e fatit.
Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se prapa lojërave të fatit në Kosovë kanë qëndruar dy parti të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Njerëz kryesorë të LDK’së i kanë udhëhequr lojërat e fatit në Kosovë”, është shprehur Zeka, duke përmendur në veçanti Avdullah Hotin, për të cilin ka thënë se, si ministër, ka lëshuar shumë licenca për bizneset e tilla.
Zeka ka vlerësuar po ashtu se “ka deputetë që i kontrollojnë lojërat e fatit”.
“I di Prokuroria, i di AKI’ja” emrat e tyre, ka thënë deputeti i Nismës në T7.
“Do të flasin bizneset që janë dëmtuar”, ka parashikuar Zeka. Sipas tij, mbyllja e lojërave të fatit është “vendim antiligjor”. Zeka ka thënë se këtë e di edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
“Do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar ai. “Qeveria do t’i paguajë miliona euro dëme njerëzve”, ka parashikuar Zeka.
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues